Lajmet

Historitë Live në Instagram të disponueshme globalisht

Jan 25 2017
0 Shpërndarje
Fillimisht duhet të përditësoni aplikacionin Instagram në versionin 10.0 dhe më lart për të përfituar nga funksionaliteti. Historitë Live në Instagram të disponueshme globalisht Photo Source: Instagram

Historive Live të Instagram do të jenë të disponueshme në mbarë botën duke filluar nga dita e sotme.

Fillimisht duhet të përditësoni aplikacionin Instagram në versionin 10.0 dhe më lart për të përfituar nga funksionaliteti. Historitë Live mbërritën në Instagram gjatë Nëntorit por ishin të disponueshme vetëm në SHBA.

Lëvizja më e fundit e shndërron rrjetin social të fotografive në një pikë të vetme aksesi e cila përmbush të gjitha nevojat tuaja të publikimit dhe konsumimit të përmbajtjeve me foto dhe video.

Në të njëjtën kohë implementimi i këtij funksioni do të thotë se Instagram tashmë është rival i Facebook Live, megjithatë asnjë prej biznesve nuk do të humbë gjë përsa kohë drejtohen nga rrjeti social.

Për të përdorur Historitë Live hapni aplikacionin e Instagramit dhe tërhiqni nga e djathta në faqen kryesore. Tërhiqni edhe njëherë nga e djathta dhe mund të filloni menjëherë transmetimin live.

Si çdo shërbim tjetër ju mund të shikoni pëlqimet dhe komentet e ndjekësve tuaj. Në momentin që transmetimi mbaron, videoja humbet njëherë e mirë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>