Harduer

Hitachi paraqet HDD me vetëm 7 mm trashësi

Dec 17 2010
0 Shpërndarje
Hitachi paraqet HDD me vetëm 7 mm trashësi

HDD i ri me një pllakë të vetme është i trashë vetëm 7mmm ndërsa për krahasim një HDD 2.5 inç i nivelit mesatar është i trashë 9.5 mm.

Forma e re e hollë mundëson që Hitachi HDD të përdoret në pajisje standard 9.5 mm dhe mund të përdoret në pajisje portabile që kanë nevojë të kenë HDD më të hollë. Njësia jo vetëm që është shumë e hollë, por gjithashtu ka nevojë për më pak energji me vetëm 1.8W për operim dhe 0.55W në modusin “idle”. Njësia është gjithashtu shumë e qetë.

Hitachi gjithashtu ka shfaqur edhe njësinë e jashtme G-Drive slim që është njësia më e hollë e jashtme që mund të gjidnet në treg. Ajo ka 500 GB magazinim dhe do të paraqitet në treg në çerekun e parë të vitit të ardhshëm. Çmimi për njësinë e jashtme dhe atë të brendshme nuk është bërë i ditur. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>