Lajmet

HMD Global konfirmon Android P për të gjithë linjën e telefonëve

May 31 2018
0 Shpërndarje
Menaxheri global i marketingut Neil Broadley konfirmoi spekulimet dhe angazhimin e një Android të pastër. HMD Global konfirmon Android P për të gjithë linjën e telefonëve

Android P po vjen tek të gjithë telefonët Nokia bëri të ditur prodhuesi HMD Global që nga Nokia 1 deri tek Nokia 8 Sirocco.

Menaxheri global i marketingut Neil Broadley konfirmoi spekulimet dhe angazhimin e një Android të pastër.

Të gjithë telefonëve Nokia si Nokia 8 Sirocco, Nokia 7 Plus, Nokia 6.1, Nokia 5.1 dhe Nokia 3.1 janë brenda afatit dy vjeçar të përditësimeve.

Gjithashtu gjenerata e parë Nokia 3, Nokia 5, Nokia 6 dhe Nokia 8 janë konfirmuar për Android P.

Me fragmentin e gjërë të Android, është mrekulli të shohim HMD Global që tregon angazhim të plotë ndaj përditësimeve Android për të gjithë telefonët. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>