Harduer

HMD Global prezantoi flagshipin e parë Android, Nokia 8

Aug 16 2017
0 Shpërndarje
Në tetë e fundit kompania ka prezantuar 8 telefonë, pesë të thjeshtë dhe tre telefonë inteligjentë. Nokia 8 do të jetë telefoni i nëntë për këtë vit. HMD Global prezantoi flagshipin e parë Android, Nokia 8 Photo Source: HMD

HMD global, startupi i licencuar për prodhimin e telefonëve me markën e Nokia, prezantoi një telefon flagship ditën e Mërkure, ndërsa përpiqet për të rivendosur prestigjin e një prej markave më ikonike në industrinë e telefonisë celulare.

Nokia 8 kushton 599 euro dhe del në shitje në ditët e para të Shtatorit, potencialisht përpara iPhone i cili do të prezantohet muajin e ardhshëm.

Nokia gjithashtu do të marshojë edhe drejt Samsung dhe Galaxy Note 8 i cili prezantohet pas pak ditësh.

Nokia 8 ka specifikat e mëposhtme:

  • Ekran 5.3 inç
  • Kamer me sensorë prodhuar nga Carl Zeiss
  • Dual Camera
  • Audio Ozo me zë 360 gradësh
  • Katër ngjyra: argjendtë, blu të shndritshëm, blu mat dhe artë

Telefoni vjen me versionin më të fundit sistemit operativ të Google, Android O. HMD premtoi Android-in e pastër për të gjithë telefonët e tij, që do thotë se nuk ka asnjë ndërhyrje nga kompania në softuer siç bëjnë shumë prodhues si Samsung.

HMD nisi rrugëtimin e vitin e kaluar nga ish ekzekutivët e Nokia të cilët morën të drejtën e prodhimit të telefonëve Nokia përfshirë markën dhe teknologjinë. Foxconn është kompania e cila prodhon telefonët.

Në tetë muajt e fundit kompania ka prezantuar 8 telefonë, pesë të thjeshtë dhe tre telefonë inteligjentë. Nokia 8 do të jetë telefoni i nëntë për këtë vit.

Nokia 3,5 dhe 6 janë të gjithë telefonë të rangut të mesëm ndërsa Nokia 8 është hapi i parë i kompanisë drejt tregut global dhe duhet të jetë me patjetër i suksesshëm.

Tregu i telefonëve Android është bërë jashtëzakonisht kompetitiv jo vetëm nga prezenca e Samsung por edhe lojtarëve Kinezë në rritje si Huawei dhe Oppo. HMD kërkon të diferencohet duke ofruar disa veçori unike sidomos me debutimin e Nokia 8 pak ditë përpara Galaxy Note 8 dhe iPhone 8. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>