Harduer

HMD prezantoi telefonët e parë Nokia

Dec 13 2016
0 Shpërndarje
HMD prezantoi telefonët e parë Nokia

gsmarena_006Krejt papritmas HMD Global sapo prezantoi dy telefonët e parë Nokia që nuk i përkasin epokës së Microsoft. Por qetsohuni sepse janë telefonë të thjeshtë,

Nokia 150 dhe 150 Dual Sim kushtojnë 25 Euro secili dhe vinë për të zëvendësuar Nokia 215. E thënë ndryshe telefonët ofrojnë mbështetje për përmbajtjet MP3, radio FM, Bluetooth dhe një jetëgjatësi baterie të jashzakonshme, plot 31 ditë.

Telefonët kanë lojën e famshme Snake Xenzia dhe një version të Nitro Racing i cili nuk është i plotë. Madje ka një kamër të pasme shoqëruar nga një dritë flash por me rezolucion VGA.

Nokia 150 del në shitje në Europë në Janar të vitit të ardhshëm dhe funksionojnë mbi frekuenca 2.5G 900/1800 Mhz.

Nokia ishte dikur një prej dominuesve të tregut të telefonëve, një shkëlqim që ra me epokën e telefonëve inteligjentë. Në 2014-tën kompania finlandeze u ble nga Microsoft.(PCWorld Albanian)

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>