Lajmet

Holandezi akuzohet për hakimin e serverit të lojës MMO

Nov 17 2012
0 Shpërndarje
Holandezi akuzohet për hakimin e serverit të lojës MMO

Interneti është një biznes serioz, për më tepër kur kërkon të ngatërrohesh me shërbime që nuk janë të tuat.

Me sa duket këtë gjë nuk e kishte kuptuar një holandez i apasionuar pas lojërave, i cili u akuzua për krime kompjuterike. 24 vjeçari Anil Kheda dhe shokët e tij sulmuan serverët e një loje MMO të quajtur Outwar.

Që nga nëntori i 2007 deri në gusht të 2008 Kheda dhe miqtë e tij e sulmonin lojën ditë për ditë dhe e prishnin vazhdimisht.

Për më tepër ata hoqën opsionin ban nga shumë lojtarë, si dhe mbushën bankat e tyre virtuale me para.

Më pas ata morën kodin e lojës për të nisur një lojë të quajtur Outcraft. Më pas, ata kontaktuan pronarët e lojës duke i kërcënuar për sulme të mëtejshme nëse ata nuk do i paguanin.

Kompania raporton se pësoi 100 mijë $ humbje nga ato sulme si dhe 1.5 milionë $ nga kodi që iu vodh. Outcraft, loja e hakerave, ka rreth 10 mijë lojtarë.

Kheda fitoi rreth 10 mijë dollar nga krimet e tij, gjithsesi rrezikon një burgim deri në 5 vjet. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>