Harduer

Honda kthen sytë drejt makinave të automatizuara, robotëve dhe inteligjencës artificiale

Jun 8 2017
0 Shpërndarje
Ndërsa zbuloi planin strategjik Vision 2030, Honda tha se do të rrisë përpjekjet përtej makinave konvencionale nëse dëshiron ti mbijetojë industrisë. Honda kthen sytë drejt makinave të automatizuara, robotëve dhe inteligjencës artificiale

Honda ka shprehur interes edhe më herë për makinat e automatizuara ku premtimi më i afërt i përket 2020-ës.

Ditën e Enjte prodhuesi Japonez i makinave për herë të parë shiptoi planet për zhvillimin e makinave me sistem vetëdrejtimi të cilat do të ecin në rrugë e Japonisë brenda 2025-ës.

Ndërsa zbuloi planin strategjik Vision 2030, Honda tha se do të rrisë përpjekjet përtej makinave konvencionale nëse dëshiron ti mbijetojë industrisë.

“Prioriteti ynë numër 1 është elektrifikimi i makinave dhe teknologjitë e avancuara të sigurisë,” tha CEO i Honda Takahiro Hachigo.

Zhvillimi i teknologjive të reja, robotikës dhe inteligjencës artificiale janë prioritetet kyçe të Honda në vitet e ardhshme tha kompania.

Brenda 2025-ës, Honda do të hedhë në qarkullimin makinat autonome të nivelit të katërt, që do të thotë se ato mund të qarkullojnë vetë në autostrada dhe rrugë qytetase.

Arritja e këtij qëllimi kërkon zhvillim të inteligjencës artificiale e aftë të gjurmojë lëvizje në trafik. Honda nuk është i vetmi prodhues që sheh të ardhmen tek makinat elektrike.

BMW ka premtuar makinën e parë plotësisht autonome në 2021, një premtim ky edhe i prodhuesit Amerikan Ford. Nga ana tjetër Nissan do të lançojë makinën e parë që mund të udhëtojë në rrugë qyteti në 2020-ën. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>