Blog

Hong Kong, fushatë televizive kundër ICO-ve dhe monedhave kriptografike

Jan 29 2018
0 Shpërndarje
Në Shtator të vitit të kaluar autoritetet e vendit shprehën shqetësimet e para për bumin e ICO-ve dhe monedhave kriptografike. Hong Kong, fushatë televizive kundër ICO-ve dhe monedhave kriptografike

Autoritetet financiare botërore kanë paralajmëruar vazhdimisht qytetarët për rrezikun që paraqesin monedhat kriptografike dhe investimi në ICO megjithatë Hong Kongu është një hap para.

Shqetësimet kanë qenë kaq të larta në këtë vend saqë autoritetet do të publikojnë reklama televizive për të paralajmëruar qytetarët.

Sot Byroja e Thesarit dhe Shërbimeve Financiare lançoi një fushatë televizive për të rritur ndërgjegjësimin rreth rrezikut që paraqesin ICO-të.

Në Shtator të vitit të kaluar autoritetet e vendit shprehën shqetësimet e para për bumin e ICO-ve dhe monedhave kriptografike.

Kjo industri është përfshirë nga mashtrimi. Një raport i fundit nga Ernst & Young zbuloi se 10% e fondeve të ngritura nga ICO-të janë vjedhur.

Gjithashtu javën e kaluar një bursë Japoneze u hakuar duke humbur 530 milionë dollarë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>