Biznes

Hosting falas ekskluzivisht për shqiptarët

Sep 17 2010
0 Shpërndarje
Hosting falas ekskluzivisht për shqiptarët

TheHosting.me është një kompani që merret me të gjitha shërbimet e uebit ku të interesuarit do të kenë rastin që të zgjedhin probleme në mënyrë të thjeshtë dhe të gjejnë oferta atraktive, e përveç kësaj që të gjitha ofrohen tërësisht në gjuhën shqipe.

Pasi që ofrohet në gjuhën shqipe, është vendosur edhe për ofertë që për të gjithë shqiptarët anembanë botës të ofrohet hosting falas, me hapësirë 1 GB dhe Bandwith prej 50GB.

Zyrtarë të kësaj kompanie thonë se përdorin teknologjinë më të avancuar dhe se kohë pas kohe bëjnë edhe përditësimin e serverëve në mënyrë që të qëndrojnë një hap me kohën. Në ueb faqen thuhet se serverët përdorin Intel(R) Xeon(R) CPU E5430 @ 2.66GHz, 8 GB ECC memory / RAM, hapësirë pa limit, RAID konfigurim për performancën më të mirë, etj.

Sa i përket çmimeve për domain ato sillen prej 10 euro për .com, .net, .org, etj deri në 40 euro për .tv. Domeni .al do t’ju kushtojë 16 euro, ndërsa më i liri .info është 2 euro. Kuptohet kjo vlerë është vetëm për regjistrim të domenit ndërsa shërbimet tjera të hostingut, transferimit, përkrahjes teknike e gjërave tjera do t’ju kushtojnë të holla shtesë. /pcworld.al

Lajmet e fundit>