Lajmet

Hotel WiFi Test radhit hotelet bazuar në cilësinë e Internetit WiFi që ofrojnë

Jul 27 2014
0 Shpërndarje
Hotel WiFi Test radhit hotelet bazuar në cilësinë e Internetit WiFi që ofrojnë

hotel-798x310Ka disa gjëra që duhet të dini përpara se të prenontoni një hotel që e mendoni si cilësor, dhe më pas kur të mësoni rreth shërbimit të tmerrshëm Wi-Fi që ofron do të dëshironit të mos kishit mbërritur fare atje. Hotelwifitest.com është një uesite i cili bën atë gjë që sugjeron edhe emri i tij, t’ju ofrojë rezultate për hotelet të cilët radhiten në bazë të cilësisë së shërbimit të internetit që ofrojnë. Vlerësimet e cilësisë së internetit ekzistojnë në disa guida hotelesh, por Hotel Wifi Test synon të shkojë përtej kësaj falë një teknologjie që mund të parashikojë cilësinë e shërbimit.

Uebfaqja pretendon se mbulon me informacion të këtillë më shumë se 100,000 hotele në mbarë botën. Ju kërkimet i bëni në bazë të qytetit dhe rezultatet shfaqin radhitjen e hoteleve duke ju treguar pritshmëritë e internetit Wi-Fi së bashku me disa vlera të tjera si çmimi, adresa dhe vlerësimi nga Hotel.com. Një gjë që do të na pëlqente, do ishte përfshirja e kostos së WiFi në rezultatet e kërkimit.

Pasi PCWorld Albanian kërkoi për qytetin e Tiranës, 14 rezultate kërkimi u shfaqën. Lista udhëhiqej nga Sheraton Tirana Hotel me një shpejtësi mesatare të shërbimit Wi-Fi që ofrohet prej 9.4 Mbps. Në informacionet e përfshira janë edhe vendndodhja, kostoja prej 142 dollarë nata dhe një vlerësim prej 4.3 nga 5 rezultat i publikuar nga 24 vlerësime të bëra. Afër vlerësimit cilësohet se në këtë hotel duhet të paguash që të përdorësh shërbimin WiFi me togëfjalëshin (Paid WiFi). Nëse kërkoni një hotel me WiFi falas atëherë do të mund të vëreni togëfjalëshit (FreeWifi). Zakonisht hotelet e specifikojnë edhe në uebsitet e tyre se nëse shërbimi WiFi është falas apo me pagesë. (PCWorld Albanian)

Screenshot-2014-07-25-12.01.33

Tags >

Wi-Fi
Lajmet e fundit>