Lajmet

Hotfile dënohet me 80 milionë $ gjobë për shkelje të të drejtave të autorit

Dec 5 2013
0 Shpërndarje
Hotfile dënohet me 80 milionë $ gjobë për shkelje të të drejtave të autorit

Hotfile ka rënë dakord për të paguar 80 milionë dollarë për të zgjidhur një proces gjyqësor në lidhje me të drejtat e autorit të ngritur nga Asociacioni i Fotografive Lëvizëse të Amerikës (MPAA).

Po ashtu Hotfile-it iu kërkua që të ndërpres të gjitha operacionet derisa të themelohet teknologjia “gjurmët dixhitale të gishtërinjve” për filtrimin e përmbajtjes që mbrohet nga autori. Hotfile është një faqe mjaft e popullarizuar që operohet nga Anton Titov.

Faqja së fundi ka bërë një biznes mjaft të qëlluar duke ofruar hapësirë për skedarë dixhitalë dhe duke iu mundësuar përdoruesve që të shkëmbejnë skedarë. MPAA dyshonte që Hotfile ishte “njëra nga 100 faqet me më së tepërmi trafik në botë”.

“Ky gjykim nga gjykata është një hap tjetër i rëndësishëm drejt mbrojtjes së internetit që punon për të gjithë,” tha në një deklaratë shefi ekzekutiv i MPAA-së, Chris Dodd. “Faqet si Hotfile që ilegalisht përfitojnë nga kreativiteti dhe puna e madhe e të tjerëve bëjnë një keqtrajtim serioz të audiencës, që meritojnë përvojë të cilësisë së lartë dhe shikim legjitim online.”

MPAA filloi procesin për rrëzim të Hotfile në vitin 2011 dhe kjo ishte hera e parë që kur një padi gjyqësore ishte sjell kundër një “bllokuesi kibernetik” (ndonëse çështjet për të drejtat e autorit ishin sjell edhe kundër faqeve të BitTorrent-it).

Që kur MPAA për herë të parë ngriti padinë e vet, shumë çështje gjyqësore janë sjell kundër faqeve të tjera për shpërndarje të skedarëve dhe të BitTorrent-it, si MegaUpload, Isohunt dhe Surfthechannel. (PCWorld Albanian)

gjykata

Lajmet e fundit>