Biznes

HP blenë Palm

Apr 29 2010
0 Shpërndarje
HP blenë Palm

Disa blerës potencial u bënë pjesë e thashethemeve, duke përfshirë edhe HTC_në, Lenovo-në dhe Huawei, por asnjëri prej tyre nuk bëri ndonjë lëvizje. Tani gjiganti i teknologjisë HP ka bërë të ditur se do të blejë Palm për një çmim prej 1.2 miliard dollarë.

Në një konferencë për media për të diskutuar më në detaje marrëveshjen e HP-së në lidhje me sistemin operativ të zhvilluar nga Palm, WebOS ata janë shprehur se “do të vazhdojnë me përkrahjen për të”. Kjo është edhe një shenjë e mirë për shumë adhurues të Palm të cilët janë shqetësuar se prodhuesi i smartphone-ve do të mund të blihet nga një kompani e madhe dhe më pas të shuhet së ekzistuari tërësisht.

HP gjithashtu ka bërë të ditura edhe disa plane për të zmadhuar WebOS në një numër të pashijeve më të mëdha, ndoshta në Tablet PC.

Hardueri i Tanishëm i Palm nuk do të ndryshohet, por madhësia e HP-së dhe xhepat e thellë do të duhej të shfaqnin rrugë të reja dhe interesante. Shefi ekzekutiv i Palm, Jon Rubinstein pritet që të vazhdojë të jetë pjesë e kompanisë.

Lajmet e fundit>