Harduer

HP Business Inkjet 1000, të printosh lirë dhe me cilësi

Jul 15 2008
0 Shpërndarje
HP Business Inkjet 1000, të printosh lirë dhe me cilësi

Cilat janë karakteristikat e HP Business Ink Jet 1000:

•Shpejtësia e printimit
•Shtypi shumë kualitativ
•Kostoja e ulët e përdorimit
•Katër ngjyrat janë të ndara
•Lidhja me USB
•Shtypi në të dy anë e faqes (Opsional)

Cilësia e printimit mund të vërehet edhe më mirë në letër Premium Photo me një rezolucion që shkon 1200 x 2400 dpi. Mbi të gjitha, HP Bussines Ink-Jet arrin të përshtatë dhe të optimizojë shtypin dhe rezolucionin në bazë të cilësisë së letrës. HP Busines InkJet 1000 është ideuar për punë në grupe të vogla, për të cilat arrin të përmbushë me sukses nevojat e veçanta. Në një studim krahasues të bërë nga inxhinierët e HP-së mes HP Business InkJet dhe Canon Pixma IP4000 kanë dalë këto rezultate:

HP Business InkJet 1000 dhe Canon Pixma iP4000 ofrojnë kosto më të ulët të shpenzimeve, memorie më të madhe dhe kompatibilitet me të gjitha sistemet operative.

Kosto për faqe
Shpenzimet e shtypit për faqe, duke përdorur ngjyrat standard të HP-së, arrijnë në dy cent më pak se kostoja e shpenzimeve të shtypit te Canon. Gjithashtu, përdorimi i veçantë i rimbushjeve mundëson shfrytëzuesit të mbajnë një kosto të ulët, duke pasur mundësinë e ndërrimit të ngjyrave sipas nevojës.

Memorja
HP Business InkJet ka një memorie prej 8Mb, ndërsa Canon Pixma iP4000, ka vetëm 42Kb, gjë që kjo mundëson përdoruesit të printojnë në mënyrë të shpejt e pa probleme, që zakonisht shfaqen nga vonesat e leximit të fotos apo dokumentit.

Ngjyrat
HP Business InkJet 1000 përdor rezervuarët Ink, me kapacitet printimi bardh e zi deri në 800 faqe dhe me ngjyra 1000 faqe. Kjo është thuajse dy herë më shumë se rezervuarët e Canon. Rezervuarët me kapacitet të lartë ofrojnë 1,708/2, 828/1, 826/2,355 për faqe në (Black, Cyan, Yellow, Magenta). HP Business InkJet 1000, ka mbuluar tregjet botërore në shitje. Arsyeja është se ka shpejtësi maksimale me një memorie prej 8MB si dhe një procesor 96Mhz, me opsionin e shtypit në dy anët e faqes, me një kosto të ulët printimi për faqe, si dhe me një kapacitet prej 6.250 faqe për muaj. HP Business InkJet 1000 mund ta gjeni në Kosovë dhe Shqipëri. Për më tepër rreth këtij produkti vizitoni faqen hp.com

Lajmet e fundit>