Analiza

HP Color LaserJet CP6015

Mar 25 2010
0 Shpërndarje
HP Color LaserJet CP6015

Shpejtësia e printimit është deri në 40/41ppm letër A4- printim në bardhë e zi në 11 sekonda dhe me ngjyra në 11,5 sekonda. Këtu përfshihet edhe printimi në të dy anët e faqes (Duplex), me përjashtim të modelit CP6015n, i cili e ka të pamundur integrimin e dupleksit automatik.

Kjo pajisje me një procesor 835MHz është e përshtatshme për një kompani biznesi, në të cilën mund të shtypen dokumente, broshura e shumë gjëra të tjera. Përparësitë te ky model nuk mungojnë, pasi ka memorie 512Mb dhe mundësi rritjeje deri në 1Gb, rezolucion 600dpi për foto deri në 4800dpi, ndërsa për tekst dhe linja të detajuara përdor rezolucionin 1200 me 600dpi.

Përveç mundësisë së lidhjes me anë të EWS-së së integruar (Embedded Web Server), lidhet edhe me USB 2.0 dhe port Lan RJ-45 për Print Jet Direct Server. Mbrojtjet që integrohen si module shtesë të kësaj serie printerësh janë Secure Disk Erase, Security lock opcionale, mundësi  vendosje e fjalëkalimit si dhe teknologjia e mbrojtjes në rrjet me anë të integrimit nga IPV4 në IPV6, duke e bërë këtë pajisje edhe më të dobishme për një grup të madh njerëzish të cilët bëjnë punë në grup.
Katër tonerët me ngjyra arrijnë të printojnë deri në 17,000 faqe, ndërsa drumet (material harxhues) arrijnë të shtypin deri në 35,000 faqe.

Me magazinat e letrës të ndara në pesë të tilla, me kapacitete të ndryshme të përmbajtjes së letrës,  A4, A3, etj., realizohen printime me trashësi letre duke filluar nga ai standard 75g/m2.
Mundësitë në këtë printer nuk ndalen vetëm këtu, pasi kjo pajisje mund të integrojë edhe pajisje shtesë, si: Finisher (që mundëson ndarjen e faqeve) dhe ADF (Automatik Dokument Feder), e cila vendoset mbi printer dhe lehtëson punën e kopjimit ose skanimit në tirazh të madh. HP Color Laser Jet CP6015 është operacional në sistemet operative Windows 2000, Windows Server 2003 (32 si dhe 64 bit), Windows XP (32 si dhe 64 bit), Windows Wista (32 si dhe 64 bit), MAC OS X v10.2.8, v10.3 etj., si dhe me gjuhet e drajverëve PCL5 si dhe PCL6 post skript.

Printeri Color Laser Jet CP6015 është ideal për një printim me kualitet të lartë si për kompani të cilat merren me printimin e dokumenteve edhe për ato që merren me printimin e imazheve të ndryshme, pasi karakterizohet nga shpejtësi, punë në rrjet mundësi integrimi në web serverë, mundësi integrimi dhe familjarizimi me aksesorë të tjerë si dhe me një kosto të ulet printimi.

Lajmet e fundit>