Lajmet

HP do të azhurnojë modelin dv2 me dual-core Athlon Neo

Jun 5 2009
0 Shpërndarje
HP do të azhurnojë modelin dv2 me dual-core Athlon Neo

Këtë mbrëmje AMD konfirmoi se modeli i tyre i ri dual-core Athlon Neo do të duhej të paraqitej gjatë javës së ardhshme në një version të ri të Pavilion dv2 nga HP.

Sistemi i azhurnuar pritet të depërtoj në treg me datën 10 qershor, dhe do të duhej të kishte përdorimin e njejtë të energjisë elektrike sikurse modeli i tanishëm me një bertahmë të vetme, por gjithashtu do të punojë shumë më shpejtë në llogaritje të detyrave të shumta.

Grafika e integruar gjithashtu do të ecën një hap para falë çipsetit Radeon HD 3200, megjithëse laptopi i HP-s veçs epërdor një kartelë të dedikuar, Radeon HD 3450.

Procesori gjithashtu do të duhej të bëjë edhe rrugën e tij drejt PC-ve tjerë. Sipas AMD, në përgjithësi 11 kompani do të duhej të ofronin 24 laptop të ndryshëm të pajisur me çipin me konsumim të ulët të energjisë.
Athlon Neo konsiderohet si përgjigja e AMD-s ndaj Atom-it të Intel, dhe mban një pozicion disi mbi praktikën e çipave ultramobil.

Qëllimi i tij është për sisteme më të mëdha me performancë të ngjashme me laptopa, por duke pasur parasysh mbajtjen e çmimit të ulët për të kursyer xhepin e konsumatorit nga blerja e një procesori ultraportable.
 

 

Lajmet e fundit>