HP do të përditësoj TouchPad’in

Aug 1 2011
0 Shpërndarje
HP do të përditësoj TouchPad’in

Zhvilluesi i marrëdhënieve pranë HP, RIchard Kerris ka bërë të ditur gjatë ditës së hënë se një përditësim i ri për TouchPad do të ofrohet gjatë ditës së hënë dhe kjo ka ardhur si rezultat i punës së bërë me përkushtim nga ekipi teknik i kompanisë.

Arnimi megjithatë është paraqitur paska me vonesë sesa që është planifikuar, sepse më parë është raportuar se do të paraqitet në javën e fundit të muajit korrik.

Se çka do të përditësohet e çka jo nuk është bërë e ditur megjithëse teorikisht do të duhej të arnoheshin një numër i madh i lëshimeve të lëshuara qysh në start. WebOS ka disa telashe që e ngadalësojnë shpesh e përveç kësaj ka edhe probleme me funksione kritike dhe me lëshime vizuale. HP veçse ka mbyllur një lëshim të pranishëm në aplikacionin Kindle për TouchPad. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>