Lajmet

HP do të përdorë sistemin operativ të Windows Mobile për telefonat e mençur

Feb 16 2009
0 Shpërndarje
HP do të përdorë sistemin operativ të Windows Mobile për telefonat e mençur

 Windows Mobile 6.5 do t’u ofrojë telefonave të mençur të HP-së, përmirësime në produktivitetin e biznesit, mesazhe personale, mundësi interneti. Kështu komunikimi, menaxhimi, biznesi dhe të dhënat personale do të jenë akoma më të lehta për kosumatorët e HP.

“Duke punuar nga afër me partnerët kryesorë si Microsoft, na mundëson integrimin e teknologjive të reja për një përvojë më të mirë të konusmatorëve” – deklaroi Susan Macke, zëvendës-president i Marketing, Handheld Global Business Unit, Personal Systems Group, HP.

Pamja e freskuar e sistemit operativ ofron më shumë mundësi interaktive. Përvoja e celularëve në internet është shumë më e mirë me përmirësimet e shfletuesit dhe Rich Internet Application (RIA), mbështetje kjo që u ofron përdoruesve të shtojnë aplikacione dinamike. Konsumatorët do të kenë mundësinë për t’i personalizuar telefonat e tyre të mençur, duke përfshirë, themes, aplikacionet, meloditë, vendosja e fotografive në numrat e kontakteve.

Konsumatorët po ashtu mund t’i transferojnë videot dhe meloditë përmes Windows Media Player. Një mundësi më e mirë e komunikimit janë edhe mesazhet. Një inbox i unifikuar u mundëson përdoruesve për të parë tekstet, mesazhet e shkurtra SMS dhe ridëgjimin e mesazheve me zë (voicemail).

Lajmet e fundit>