Biznes

HP do të shkurtoj 9.000 vende pune

Jun 1 2010
0 Shpërndarje
HP do të shkurtoj 9.000 vende pune

Kjo lëvizje është paraqitur pas kompletimit të integrimit të EDS, të cilin e ka blerë për 13.9 miliard dollarë para dy viteve.

“Gjatë 20 muajve që shkuan, ne ishim të fokusuar në integrimin e EDS dhe në përmirësimin e profitabilitetit” tha Tom Iannottti, zëvendës president dhe menaxher i Shërbimeve të Ndërmarrjeve të HP-së. “Tani që integrimi është përfunduar pothuajse tërësisht, ne kemi identifikuar mundësi të theksuara për të rritur dhe shkallëzuar biznesin tonë”.

Këto mundësi përfshijnë ndarjen dhe automatizmin e qendrave të të dhënave dhe të shërbimeve që i ofron. Shkurtimet e punës do të arrijnë si rezultat i “rritjeve të produktivitetit dhe automatizimit” tha kompania.

Gjersa HP do të shkurtoj 9.000 vende pune, ajo do të zëvendësojë 6.000 role në këto pozita me staf të shitjes dhe shërbimeve, ka bërë të ditur kompania.

Shkurtimet e vendeve të  punës do të bëhen gjatë viteve të ardhshme. Ende nuk është konfirmuar se kur do të ndodhin, por për çdo gjë HP ka theksuar se do të njoftohen me kohë. “Vendimet finale pritet të bëhen dhe negociatat me përfaqësues lokal të punëtorëve pritet që të bëhen në të ardhmen e afërt” tha një zëdhënës.

Lajmet e fundit>