Softuer

HP do të sjellë WebOS edhe për laptop dhe netbook

Feb 9 2011
0 Shpërndarje
HP do të sjellë WebOS edhe për laptop dhe netbook

Kompania nuk ka pasur detajet e plota në lidhje me këtë dhe shfaqi vetëm një përpunim të punuar vrazhdë në lidhje me desktopët e tanishëm All-in-One dhe laptopët. E gjithashtu kompania nuk përcaktoi edhe ndonjë afat kohor se kur do të jetë gati hardueri, por gjithashtu la të nënkuptohet se do të ketë përkrahje edhe për printerë.

Gjersa  u tha se WebOS do të paraqitet tek një sërë pajisjesh, strategjia ka gjasa që të vendos HP në një pozitë konkurruese me këtë sistem operativ kundrejt Apple dhe Microsoft në sektorin e desktopëve. Kjo kompani veçse ka një OS alternativ me bazë në Linux që ka veçorinë e ndezjes s menjëhershme dhe që përdoret nga disa laptop dhe netbook, dhe WebOS mund të gjejë një rol të vetin në këtë mes por me një fleksibilitet më të madh. WebOS ka si synim të jetë një OS i pavarur me platformën e saj për aplikacione ku variantet e Linux si SplashTop janë të dizajnuar vetëm për përdorim të kufizuar.

Sistemi operativ nuk ka veçori të plotë si një platformë për desktop për ka multitasking në kohë reale përmes kodit të saj me bazë në web. Ai pavarësisht kësaj do të jetë në gjendje të lëshojë kod natyral dhe ka një shfletues modern me përkrahje për Flash dhe HTML5.

Nëse përdoret në këtë formë, ai do të mund të përfaqësojë një drejtim të kundërt me atë të Apple që vendosi të dërgojë Mac OS X tek pajisjet mobile përmes iOS. Google ka gjetur një përdorim të kufizuar me Android në desktop por nuk ka synim të zgjerohet në desktop dhe në vend të kësaj po synon të avancojë me Chrome OS. Microsoft ka gjasa të goditet më së keqi nëse nuk do të mund të llogaris në HP si partnerë për produkte të fuqizuara me Windows.  /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>