Lajmet

HP e sfiduar nga produktet false

Jan 19 2011
0 Shpërndarje
HP e sfiduar nga produktet false

Një prej tregjeve ku HP ka investuar jashtëzakonisht  shumë përmes partnerëve të saj, është edhe tregu i print- imit i cili veçanërisht gjatë viteve të fundit ka përjetuar një  zhvillim të jashtëzakonshëm si në sektorin privat e  gjithashtu edhe në atë të biznesit.  Digjitalizimi i pajisjeve dhe integrimi i tyre në sistemet e  ciklit të qarkullimit të dokumenteve të brendshme të  bizneseve, padyshim që ka ndikuar në rritjen e efikasitetit  dhe në anën tjetër në uljen e kostove përcjellëse, duke u  nisur nga fakti se HP ofron zgjidhje unike për printim që  kanë shfrytëzim efikas të energjisë e që gjithashtu përkra- hen nga ketrixha të ngjyrës që mundësojnë printim kualitativ  dhe efikas.  Por një prej problemeve me të cilat po përballet HP sot, janë  prania e ketrixhave dhe produkteve tjera të falsifikuara të cilat  po dëmtojnë imazhin e HP-së dhe në anën tjetër po dëmtojnë  edhe konsumatorët të cilët kërkojnë cilësi dhe efikasitet, por  që nuk e arrijnë këtë përmes produkteve false në treg.  Përmes fushatave të ndryshme HP ka tentuar që të vetëdijë- sojë  konsumatorët e saj që të kenë kujdes në blerjen e  produkteve origjinale të HP-së dhe të mos bien pre e mashtri- meve, dhe gjithnjë ka kërkuar që të shfrytëzohen partnerët e  saj në tregjet përkatëse (në këtë rast në Kosovë e Shqipëri)  për të pasur produkte të garantuara që sjellin atë që  kërkohet. Megjithatë HP ende përballet me produkte të tilla  të falsifikuara, praninë e të cilave në Kosovë e Shqipëri nuk e  ka mohuar askush, por në anën tjetër nuk ka pasur ndonjë  aksion prej autoriteteve përkatëse në luftimin e e pranisë së  tyre në treg.

Malta konfiskon 13,000 ketrixha fals Disa autoritete megjithatë kanë shënuar sukses në luftimin  dhe largimin e produkteve false nga tregu, e këtu nuk  mund të mos përmendet suksesi i doganave të shtetit të  Maltës të cilat kanë arritur që vetëm brenda disa javëve të  konfiskojnë një total prej 13,000 ketrixhave të falsifikuar  që janë gjetur në disa kontejnerë me origjinë nga Kina dhe  Emiratet e Bashkuara Arabe. Suksesi i arritur paraqet një  rezultat të rëndësishëm në bashkëpunimin e fuqishëm mes  Hewlett Packard dhe Doganava të Maltës pranë Portit të  Maltës, që është një prej vendeve më të ngarkuara me  transportim detar në Mesdhe. HP ka shfrytëzuar rastin që  të falënderojë autoritetet e përfshira në këtë aksion për  vigjilencën e treguar dhe për përkushtimin e vazhdueshëm  kundër ketrixhave fals.  E Hewlett-Packard po synon që të forcojë bashkëpunimin  e saj edhe me autoritetet me autoritete e doganave përg- jatë tërë Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës, në  mënyrë që të mbrojë në nivel të lartë konsumatorët nga  produktet false. Si shembull i mirë mund të përmendet  edhe bashkëpunimi i HP-së me autoritet në Spanjë, me  ç’rast si rezultat është arritur konfiskimi i 3,750 produk- teve false. Natyrisht nuk duhet lënë anash edhe kontribu- tin e kësaj kompanie në trajnimin dhe përgatitjen profesio- nale të më se 30 oficerëve të doganave të Spanjës.    Hewlett-Packard vazhdon të bëjë thirrje që të raportohen  produktet e dyshimta apo vendet e dyshimta ku shiten  produkte të saja (ka edhe program të veçantë për këto  çështje, HP ACF), në mënyrë që të ruhet në rend të parë  konsumatori dhe në fund të fundit edhe vet brendi HP.  Mënyrat për të bërë këtë janë të shumta  (me e-mail, web,  postë, etj) por çdo gjë mbetet në duar të autoriteteve dhe  njerëzve të ndërgjegjshëm që dëshirojnë një treg të mirë  me produkte cilësore dhe që ofrojnë atë që duhet për  çmimin e kërkuar.

Lajmet e fundit>