Vëzhgim

HP feston 30 vjetorin e kalkulatorit të saj, modelit 12c

Sep 1 2011
0 Shpërndarje
HP feston 30 vjetorin e kalkulatorit të saj, modelit 12c

12c ka qenë i njohur për dizajnin e tij të shtrirë dhe të gjerë dhe për shfrytëzimin e sistemit të futjes së të dhëna RPN. HP gjithashtu ka vendosur të shpalos edhe një edicion të limituar të kalkulatorit 15c. 

12c ishte shpalosur nga HP në vitin 1981. Ai veçohej me një dizajn horizontal në vend të atij të zakonshëm vertikal, dhe kishte mundësi të ofronte një ekran me më shumë decimale të pranishme në të si dhe mundësin e shfrytëzimit të RPN për të futur të dhënat, ku shenja operative futej së pari e më pas numri. 12c u bë shumë i njohur në komunitetin financiar për shkak të precizitetit dhe shpejtësisë së futjes së të dhënave.

Kompania ende shet të njëjtin kalkulator edhe sot. Secilin vit që feston përvjetorin kalkulatori ka një dizajn special dhe ofrohet një numër i disa detajeve unike për prodhim.

Edhe 15c është ofruar për prodhim në edicion të limituar, dhe sigurisht do të jetë një festë për inxhinierët dhe shkencëtarët të cilët e kanë shfrytëzuar këtë kalkulator qysh prej vitit 1982. 15c ka qenë i mundur të programohej dhe ofronte një përkrahje të integruar për numra kompleks, matrica, integrale dhe zgjidhje të ekuacioneve kuadratike. 15c nuk  prodhohet më që nga viti 1982, por ka jetuar në kompjuterin tonë si aplikacion mobil. HP 15c do të ringjallet për një periudhë të shkurtër por me një shpejtësi përpunuese 100 herë më të shpejtë sesa versioni i parë.

12c do të ofrohet për 80 dollarë kurse 15c për 10 dollarë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>