Biznes

HP i bashkohet garës F1 me ING Renault

Feb 7 2009
0 Shpërndarje
HP i bashkohet garës F1 me ING Renault

alt

HP ka lajmëruar një kontratë partneriteti me ekipin ING Renault nga Formula 1. Për të bërë llogaritjet e nevojshme për simulimet e nevojshme në bolidin e Renault, HP i ka ofruar përkrahje test qendrës së Renault serverëve ProLiant BL456c.

 

“Ky partneritet është dëshmi për epërsinë e HP në ambiente super të shpejta” – thotë Eric Cador, nën president i HP PSG EMEA. “Kualiteti dhe efektshmëria e zgjidhjeve tona të ofruara tek ekipi ING Renault do t’i ndihmojë ekipit të përmirësojë suksesin e vet në pistë.”

“Jemi të kënaqur me integrimin e HP në partneritetin tonë të teknologjisë” – ka komentuar Flavio Briatore, drejtor menaxhues i ING Renault. “Rëndësia e IT-së në botën e Formula 1 është shumë e madhe dhe ne i besojmë inxhinierëve më të respektuar dhe prestigjioz në botë për nevojat tona.”

 

Lajmet e fundit>