Biznes

HP i lë në lloç, Microsoft i bënë për vete!

Aug 20 2011
0 Shpërndarje
HP i lë në lloç, Microsoft i bënë për vete!

Sipas ngjarjeve më të fundit Microsoft do të sjell tek zhvilluesit në fjalë harduer dhe vegla të nevojshme për të ecur tutje drejt zhvillimit të platformës së re Windows Phone. 

Microsoft është e njohur me taktikën e saj të fundit për të tërhequr sa më shumë zhvillues që të jetë e mundur, dhe në fakt gjërat kanë filluar edhe më parë kur u prezantua ideja e pagesës për zhvilluesit e iOS për të kaluar në Windows Phone, dhe gjithashtu me postimin e disa veglave të migrimit për të lehtësuar kodimin. 

Gjëra të këtilla sigurisht kanë rëndësi për Microsoft pasi që numri i aplikacioneve gjithnjë e më shumë po rritet, dhe sigurisht në ditët e sotme kur hardueri po është pothuajse i njëjtë për secilin prodhues, softueri po ka rëndësinë më të madhe. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>