Harduer

HP ka në plan të lançojë disa smartfonë të rinj

Dec 26 2013
0 Shpërndarje
HP ka në plan të lançojë disa smartfonë të rinj

Hewlet-Packard (HP) ka rreth 1 vit që planifikon t’i bashkohet tregut të smartfonëve dhe sipas një raporti të publikuar ditën e hënë rezulton se kompania mund të përdorë pajisjet hibride smartfon-tablet (phablet) për t’u bërë pjesë e këtij tregu.

HP ka në plan të prezantojë disa phablet-ë të ndryshëm me përmasa 6 dhe 7 inç. Kompania synon t’i përhapë këto pajisje në tregjet në zhvillim dhe pritet që të kushtojnë 200$-250$ pa kontratë.

HP është përpjekur të bëhej pjesë e tregut të smartfonëve që prej vitit 2010 pasi bleu sistemin operativ Palm, por me sa duket pajisjet me këtë lloj sistemi nuk mundën të tërhiqnin sa duhej konsumatorët.

Sigurisht kjo nuk është hera e parë që përflitet rreth planeve të HP-së për të qenë aktive në tregun e smartfonëve.

Në fillim të këtij viti kompania është shprehur se ka qenë në kërkim të mënyrave për të realizuar me sukses planin e vet, por nuk deklaroi detaje mbi periudhën e lançimit të këtyre pajisjeve mobile potenciale.

Po kështu edhe në shtator të vitit 2012, shefi ekzekutiv i kompanisë Meg Whitman ka deklaruar se HP është “duke punuar” për lançimin e disa smartfonëve të rinj në treg. (PCWorld Albanian)

HP

Lajmet e fundit>