Harduer

HP krijon teknologjinë 3D për pajisjet mobile

Mar 22 2013
0 Shpërndarje
HP krijon teknologjinë 3D për pajisjet mobile

Hewlett-Packard (HP) ka punuar fort për krijimin e teknologjisë 3D pa përdorimin e syzeve për pajisjet mobile.

Ky zbulim u publikua në revistën Nature, ku studiuesit deklaruan se kjo lloj teknologjie do të transformojë mënyrën e paraqitjes të të dhënave, trajnimin mjekësor dhe argëtimin.

Krijimi i teknologjisë 3D për pajisjet mobile ndryshon nga teknologjia e përdorur tek filmat, ajo është e ngjashme me holorafikët (hologram), megjithatë është krijuar pak më ndryshe. Duke përdorur qasjen shume dimensionale teknologjia përdor truke të ndryshme gjeometrike optike për të krijuar imazhe 3D.

Në sipërfaqen e pajisjes krijohen disa rrathë të vegjël që shfaqin imazhet me ngjyra dhe këndvështrime të ndryshme.

Për këtë teknologji është punuar nga disa kompani vitet e fundit si p.sh Nintendo. Për të përfituar maksimalisht nga teknologjia 3D e përdorur prej Nintendo-s duhet që përdoruesit të shohin ekranin pa lëvizur.

Teknologjia e re e përdorur nga HP lejon përdoruesit që t’i shohin imazhet nga të gjitha këndvështrimet deri në 45 gradë larg nga qendra e ekranit. Teknologjia mundëson animimin 3D megjithatë nuk mund të zbatohet në çdo element të pajisjeve mobile.

Lojërat që do të donim t’i shihnim në Google Glass

Në rast se bëhet fjalë për regjistrimet direkte nuk është e mundur pasi do të duheshin të paktën 64 kamera të fokusuara në të njëjtin objekt. (PCWorld Albanian)

HP 3D

Tags >

HP
Lajmet e fundit>