Harduer

HP lançon laptopin e parë Chromebook, për 330 $

Feb 7 2013
0 Shpërndarje
HP lançon laptopin e parë Chromebook, për 330 $

HP Pavilion 14 Chromebook.Hewlett-Packard sapo ka lançuar laptopin e parë bazuar në sistemin operativ Chrome. Ai quhet HP Pavilion 14 Chromebook.

Laptopi ka ekran 14 inç dhe ekzistenca e tij u bë e ditur për herë të parë javën e kaluar. Ai ka proçesor 1.1GHz Intel Celeron 847, 2GB RAM, 16GB hapesirë dhe një ekran 1,366×768 pixel.

Faktikisht, laptopi vlerësohet i rëndë në aspektin e peshës nëse e krahasojmë me versione të tjera të Chromebook-ëve: sipas HP, ai peshon “pak më pak se 1.8 kg.”

Për sa i përket lidhjeve, laptopi ka tre hyrje për USB 2.0, Ethernet, HDMI dhe një lexues karte memorie SD. Konsumatorët përfitojnë gjithashtu edhe 100 GB hapësirë në Google Drive për dy vjet.

Specifikimet janë mjaft të mira, por çmimi është më i lartë se ai i konkurrentëve: 330 $. Nëse bëjmë një krahasim, Samsung Chromebook kushton 249 $, por ka CPU më të dobët dhe mbetet prapa kur vjen puna tek lidhjet. (PCWorld Albanian)

Tags >

HP
Lajmet e fundit>