Harduer

HP lançon tabletin e ri 10 Plus për 279 $

Oct 6 2014
0 Shpërndarje
HP lançon tabletin e ri 10 Plus për 279 $

c04348410Kompania HP ka lançuar tabletin e saj më të ri Android. HP 10 Plus shitet që sot në çdo uebfaqe të HP-së si dhe në Amazon do të jetë i disponueshëm për 279.99 dollarë.

Kompania nuk ka dhënë një konferencë për shtyp ende në lidhje me tabletin e ri, por uebfaqet shpjegojnë çdo detaj që blerësit duhet të dine përsa i përket tij. Kjo pajisje, e cila është 10.1 inç, ka një rezolucion prej 1920×1200 dhe me një procesor ARM Cortex A7 quad-core.

Gjithashtu me një RAM prej 2 GB dhe një memorie prej 16 GB. Pajisje ka një bateri e cila mban 6 orë nëse është duke u përdorur shumë. Ky tablet HP 10 Plus vepron me versionin Android 4.4.2.

Lajmet e fundit>