Harduer

HP lanson dy modele të reja të serisë së fuqishme EliteBook

Apr 14 2011
0 Shpërndarje
HP lanson dy modele të reja të serisë së fuqishme EliteBook

Me një kombinim të inxhinierisë precize, dizajn të qëndrueshëm dhe besueshmëri maksimale, këto njësi punuese jo vetëm që janë mahnitëse, por janë të paketuara me fuqi dhe performancë të jashtëzakonshme.

Dizajni i jashtëzakonshëm i HP EliteBook w-series është i përpunuar nga shtresa metalike e lustruar, që vë theksim të veçantë tek logo e HP në pjesën e prapme si dhe në një shirit tjetër metalik prapa është një lloj testameni i kapacitetit dhe fuqisë së këtyre stacioneve të reja punuese mobile të HP. Këto njësi sjellin performancë të lartë nga kartelat grafike të AMD-së apo Nvidia-së me certifikime të shutma ISB, që mund të ofrojnë përkrahje të plotë për aplikacionet më profesionale. Profesionistët kreativ që punojnë me tregje kritike me shumë ngjyra siç është fotografia dhe video editimi, do të përfitojnë edhe më shumë nga opsioni HP Dream Color Display. Këto ekrane janë në gjendje të sjellin me miliarda ngjyra gjersa mirëmbajnë një koncept të saktë dhe konsistent prej konceptit deri tek prodhimi përfundimtar.

Aplikacionet vazhdojnë të punojnë në mënyrë efektive edhe përmes HP Performance Advisor – një softuer i thjeshtë dhe efektiv që shfrytëzon konfigurimin e sistemit tuaj dhe bënë optimizmi të duhura për secilin aplikacion të ri.

Kur përzgjidhet konfigurimi me një procesor quad-core, HP EliteBook 8506w dhe 8760w mund të gjejë përkrahje të deri në 32GB RAM, që iu mundëson përdoruesve të jenë më produktiv për më shumë detyra, procese dhe aplikacione në të njëjtën kohë.

HP EliteBook Mobile Workstations me madhësi 15.6 inç dhe 17.3 inç janë kombinimi më i mirë i mundshëm i performancës së larët përpunuese dhe zgjidhjeve grafike profesionale të certifikuara në një sferë të rëndësishme të biznesit. Me një fjalë këto produkte të HP-së që do të shiten edhe zyrtarisht në Kosovë e Shqipëri janë ideale për inxhinierët, arkitektët, kreatorët e dizajneve të ndryshme, animuesit, etj që kanë nevojë për performancë në njësitë e tyre mobile.

Me këtë lajm të HP-së duket se linja e produkteve të sektorit të biznesit në tregjet në zhvillim e sipër po shtohet, dhe po tregohet se interesimi i kësaj kompanie për të sjellë zgjidhje të reja për konsumatorët në këto rajone po rritet. Data e paraqitjes zyrtare në treg dhe çmimi nuk është bërë i ditur por kjo pritet të konfirmohet shumë shpejt në të ardhmen e afërt.

Lajmet e fundit>