Harduer

HP lanson modele të reja “të gjitha në një” për biznese dhe konsumatorë

Jul 10 2012
0 Shpërndarje
HP lanson modele të reja “të gjitha në një” për biznese dhe konsumatorë

HP ka zgjeruar gamën e saj të sistemeve “Të gjitha në një”, me futjen e 4 modeleve të reja, dy prej tyre synojnë konsumatorët e thjeshtë dhe pjesa tjetër përdoruesit e bizneseve. Të gjitha modelet kanë ekrane 1080p dhe janë në dispozicion me procesorët Ivy Bridge Core dhe grafikë cilësore.

HP Compaq Elite 8300 është një klasë e re për anën e bizneseve, e cila karakterizohet nga një dizajn shumë i bukur dhe efikas si dhe karakterstika shumë të dobishme rreth sigurisë dhe menaxhimit. Sistemi mund të konfigurohet me procesorë të gjeneratës së 3-të Intel Core i5 ose i7, si dhe një procesor i gjeneratës së 2-të Core i3. Varësisht nga procesori ju do të merrni një kartelë grafike të integruar Intel HD 2000, 2500 ose 4000. Specifikat e tjera përfshijnë deri në 16GB DDR3 RAM, hard disk 1TB, DVD, kamera opsionale dhe ekran me prekje opsional. Ajo fillon nga 929$ (ekran me prekje) ose 879$ (ekran pa prekje) dhe do të jetë në dispozicion më 10 shtator.

HP Compaq Pro 6300 ndanë të njëjtat karakteristika dhe opsione si 8300, si dhe një grup veglash tjera të HP-së, por vjen me një ekran HD 21.5 inç (1920×1080) dhe pa prekje ekrani. Ajo vjen me çmimin prej 799$ dhe është e plafinikuar për ShBA më 3 shtator.

Në anën konsumatore HP është duke forcuar emrin e linjës së saj, me Envy dhe Pavilion, në mënyrë që ata të jenë në përputhje me emërtimin e laptopëve të tyre. Edhe pse lëvizja ka sens nga një prespektivë marketingu, është ende e paqartë se ku ajo e lë lansimin e fundit të Omni 27.

Envy 23 ndanë të njëjtin dizajn të Omni dhe fillon me çmimin 949$. HP akoma nuk i ka nxjerrë parametrat e saj por thuhet se ajo përfshinë një procesor Intel Core Ivy Bridge, 6 porte USB, një lexues kartash të shumëllojshme, Wi-Fi 802.11 b/g/n, lexues Blu-ray të integruar dhe 2TB hard disk.

Pavilion 23 ka pak ndryshim në dizajn dhe një çmim më të lirë prej 649$. Ai vjen më procesorë AMD apo Intel, varësisht zgjedhjes, 2TB hard disk dhe do të jetë në dispozicion në gusht. (PCWorld Albanian)

Tags >

HP
Lajmet e fundit>