Harduer

HP lëshon Chromebook të ri dhe një laptop me Android

Jun 2 2014
0 Shpërndarje
HP lëshon Chromebook të ri dhe një laptop me Android

2c14 - HP Chromebook, Catalog, Right facingVitin e kaluar, HP dhe Google bashkëpunuan për të paraqitur Chromebook 11, që është një laptop i lëmuar që ngjasonte me Macbook-ët e Apple. Pjesa e mirë e tij ishte paraqitja e ndritshme, prej 11.6 inç. Gjatë ditës së diel kompania paraqiti Chromebook PC, që është një Chromebook tjetër prej 11.6 inç që përdor një procesor nga Samsung.

Chromebook PC largohet nga dizajni i lëmuar i Chromebook 11, ku në vend të tij i ngjason dizajnit më të madh Chromebook 14 të HP-së. Paraqitja ka të njëjtin rezolucion 1366 x 768 që është parë në shumicën e Chromebook-ëve. Ai peshon rreth 1.22 kilogramë dhe është vetëm një inç i trashë. Brenda tij është hapësira prej 16GB, si dhe 2GB RAM, që tregon se performancat e Chromebook PC nuk janë përmirësuar edhe aq në krahasim me Chromebook 11 të vitit të kaluar. HP është duke e listuar jetëgjatësinë e baterisë prej 6.25 orëve, që është në fakt më e ulët se ajo që ofrohet nga Chromebook-ët e Dell-it ose Acer-it.

Sikur Chromebook 14, Chromebook PC do të vijë në ngjyra të ndryshme, me ngjyrë të bruztë dhe të bardhë. HP thotë që çmimi i tij fillon prej 249 dollarë për një model Wi-Fi dhe një version që e ka 3G-në të brenda-ndërtuar është duke u përgatitur.

HP Slatebook sitting on office deskPërveç Chromebook PC, HP po ashtu zyrtarisht lajmëroi Slatebook PC, që është një laptop prej 14 inç që përdor Anroid që ishte listuar në faqen e HP-së gjatë muajit prill. Slatebook PC fuqizohet nga një procesor Nvidia Tegra 4, që ka 2GB Ram dhe deri 64GB disk të brendshëm. Ai ka një paraqitje prej 14 inç, 1080p dhe është 16 mm i trashë. Ai është rreth 1.68 kilogramë i rëndë dhe është në dispozicion vetëm me ngjyrë të zezë dhe të verdhë të ndritshme. Slatebook PC është planifikuar të jetë në dispozicion duke filluar nga 6 gushti, me çmimin prej 399 dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>