Harduer

HP me printerë të ri HD Photosmart Premium

Jun 24 2009
0 Shpërndarje
HP me printerë të ri HD Photosmart Premium

UI e sistemit TouchSmart të Photosmart punon në një panel 4 inç me ekran të gjerë që veçoeh me një rreshtë të imazheve të vogla përmes të cilave ju mund të qaseni në pikat prej ku dëshironi të printoni. Gjithashtu vjen i pajisur me një API të hapur, që u mundëson çfarëdo zhvilluesi të përmbajtjeve të uebit të krijojnë widgets-at e tyre.

HP pret që i riu Photosmart të bëjë revolucion dhe “të ndryshojë mënyrën sesi njerëzit mendojnë mbi printimin”.

Fjali të zakonshme nga një kompani që dëshiron të tërheq vëmendjen e konsumatorëve, e për ata që janë të interesuar për këtë printer me Wi-Fi përmes të cilit mund edhe të kopjojnë, të skanojnë dhe të dërgojnë apo pranojnë fax, çmimi është saktësuar në 399$.

Lajmet e fundit>