Lajmet

HP me tri modele të reja të linjës Mini

May 30 2009
0 Shpërndarje
HP me tri modele të reja të linjës Mini

altHewlett-Packard është shumë serioz kur bëhet fjalë për tregun e netbook, dhe këtë e vërteton edhe më tej duke shpalosur tre HP Mini të rinjë që funksionojnë në sistemet operative XP, Linux dhe Vista.
 

HP Mini 1101 do të jetë i gatshëm me një mundësi zgjedhjeje mes sistemit operativ XP ose Vista, 110 Mi do të përmbajë Linux, gjersa 110 XP do të ofrojë Windows XP dhe do të jetë i gatshëm me një video akselerator për të cilin kompania thekson se mund ti bëjë ballë video materialeve të formatit 1080p.
“Me këta HP Mini të rinj, ne jemi duke rritur eksperiencën e konsumatorëve duke shtuar veçori imponuese të cilat i lejojnë përdoruesit të bashkëveprojnë me Mini-t e tyre në një mënyrë arëgtuese”, tha zëvendës presidenti i HP-së dhe menaxheri gjeneral për laptop të konsumatorëve, Kevin Frost.

altQë të tri modelet do të fuqizohen ose nga një 1.6 Ghz Intel Atom N270 ose nga një 1.66 GHz Intel Atom N280, ndërsa është bërë e ditur që modelet Mini 110 dhe Mini 1101 do të ofrojnë edhe një numëro opsionesh të vendosura me porosi. Të gjitha modelet do të kenë të integruar një lexues 5-në-1 dhe dalje VGA.

HP Mini 110 XP do të përkrahë deri në 1GB RAM memorie dhe do të ofrohet ose me një hard disk 160 GB ose me një SSD 32GB; opsionet e tjera të mundshme përfshijnë përkrahje WWAN për lidhje mobile dhe një veçori opisonale të quajtur Broadcomm Crystal HD Enhanced Video Accelerator për të cilën HP deklaron se do ti mundësojë Mini 100 XP-së të lëshojë video materiale në format 1080p. Në anën tjetër, Mini 1101 do të ofrohet me sistem XP Home, XP Pro ose Windows Vista dhe do të ketë bateri 3 ose 6-cell, si dhe opsionin HP Mobile Broadband.altMini 110 Mi do të punojë në Linux dhe do të përkrahë deri në 2GB RAM dhe do të ketë një hard disk me kapacitet prej 250GB.

Mini 110 XP dhe Mini 110 Mi do të duhej të paraqiten në tregun amerikan me 10 qershor të këtij viti, dhe atë me një çmim prej 329.99 , gjegjësisht 279.99 dollarë. Sa i përket Mini 1101 ai do të paraqitet me 1 qershor me një çmim prej 329 dollarësh.

 

 

Lajmet e fundit>