Harduer

HP Mini 100e për filloristë

Jun 25 2010
0 Shpërndarje
HP Mini 100e për filloristë

Çmimet e kompjuterëve janë ulur aq shumë sa janë të pranueshme edhe për shkollat dhe nxënësit. Ajo që e bënë këtë netbook të veçantë është edhe se është “i qendrueshëm” ndaj fëmijëve, që do të thotë se i bënë ballë edhe përdorimit të pakujdesshëm të këtij netbook-u. Mbulesa e këtij netbook-u është e punuar nga plastika dhe disa pjesë qeliku, derisa tastiera është e mbrojtur nga një folie poliesterike që është e vendosur në pjesën e poshtme të saj.

Në këtë kompjuter janë të instaluara Microsoft Office 2010 Starter Edition, Microsoft Math dhe Microsoft Security Essentials, derisa në edicionet e ardhshme pritet që të venosen edhe softuer të tjerë.

Në pjesën e prapme të kapakut është e vendosur logo e HP me dritë LED e cila ndizet kur kompjuteri lidhet në rrjetin pa tela, që e bënë më të lehtë kontrollin e fëmijëve kur përdorin internetin.

Kompjuteri ka ekran me diagonale 10.1 inç, tastierë QWERTY e cila është 8% më e vogël se standarde dhe peshon vetëm 1450 gram. Bartet shumë lehtë falë dorëzes së integruar.

Laptopi fuqizohet nga një procesor Intel Atom N455 dhe ka një RAM memorie 1 GB DDR3. Me baterinë tri qelizore mund të punojë katër orë, derisa me bateri gjashtë qelizore mund të punojë deri në tetë orë. Sistem operativ mund të zgjidhet Windows XP Home, WIndows 7 Starter ose SuSE Linux derisa ka disk prej 160GB ose flesh memorie prej 16GB.

Çmimi i HP Mini 100e Education Edition do të përcaktohet nga porosia, derisa pritet të mos kalojë 300 dollarë. Shitja do të fillojë në Korrik, derisa HP ka deklaruar se këtë produkt nuk do ta shet direkt tek konsumatorët por si pako në sasi të mëdha që mund të porosisin shkollat.

Me gjithë këto projekte për kompjuterizimin e shkollave tona, a thua HP ka përgatitur zgjidhjen harduerike për këto projekte që mundëson me kosto të lirë të implementohen këto projekte.

Lajmet e fundit>