Lajmet

HP mund ta ofrojë Android si sistem operativ në Netbooks

Apr 3 2009
0 Shpërndarje
HP mund ta ofrojë Android si sistem operativ në Netbooks

altHewlett-Packard është duke shqyrtuar mundësinë që për platformë të sistemit operativ të ofrojë atë të zhvilluar nga Google për të ofruar .

 HP është është duke menduar që në disa prej netbooks të saj, të përdorë platformën e sistemit operativ Android të Google, raporton “The Wall Street Journal”.

Sipas raportit, HP është duke e testuar  sistemin operativ, por është në dyshim nëse do ta ofrojë atë apo jo. Ndërkohë që as zyrtarët e HP nuk iu përgjigjën kërkesave për komente.

Shumica e Netbooks të rinj vinë së bashku me sistemin operativ të Windows XP, me mbështetje të mundshme edhe për Windows 7. Android i Google, tradicionalisht është dizajnuar për implementim në telefona celularë, ndërsa kohëve të fundit është folur për një të ardhme të sistemit operativ edhe tek Netbooks.

Netbooks janë pajisje të vogla me kosto të ulët të dizajnuar për shfletim të ueb faqeve dhe përdorim të aplikacioneve të lehta. Android mund të gjejë një platformë të mirë në Netbooks nga HP, pasi kjo e fundit është prodhuesi më i madh i PC-ve në botë.

Lajmet e fundit>