Harduer

HP nxori në shitje disa tabletë Android që ngjasojnë me një version gjigand të HTC One M8

Jan 21 2015
0 Shpërndarje
HP nxori në shitje disa tabletë Android që ngjasojnë me një version gjigand të HTC One M8

HP_Pro_Slate_DigitizedObjektivat e HP-së janë të shesë tabletë që variojnë nga ato me kosto të ulët gjer tek ato me material dhe ndërtim më premium. Ditën e sotme, kompania zbuloi disa produkte ku në mesin e tyre gjenden dy tabletët më të fuqishëm Android prodhuar ndonjëherë nga kompania.

Tabletët karakterizohen nga ekrane 12.3 inç dhe 7.9 inç, të emërtuar Pro Slate 12 dhe Pro Slate 8 respektivisht. Që të dy tabletët duken tërheqës dhe ngjasojnë me një version të zmadhuar të HTC One M8. Specifikat e tyre përmbajnë një proçesor Quad Core Snapdragon 800 dhe 2 GB RAM. Por ekziston një diferencë e madhe në rezolucionet e ekraneve: Slate 12 ka një rezolucion 1600 x 1200 pixel ndërsa Slate 8 ka një rezolucion 2048 x 1536.

Tabletët kanë që të dy versionin 4.4 KitKat të Android. Po të flasim për koston, të dy modelet kanë çmim relativisht të lartë po ta krahasojmë me tregun. Slate 8 kur të dalë në shitje do të kushtojë 449 dollar ndërsa Slate 12 arrin në 569 dollar.

Por kompania zbuloi edhe një tablet 8 inç Windows së bashku me dy modelet Android. Tableti quhet “Pro Tablet 408” dhe fuqizohet nga një proçesor Intel Atom me fuqi 1.33 Ghz. Tableti ka një ekran me rezolucion 1280 x 800, 2 GB RAM dhe 32 GB hapësirë të dhënash. Tableti do të ketë një kosto më të ulët sesa modelet Android prej 299 dollarësh.

Historia nuk mbaron këtu sepse HP zbuloi edhe dy tablet të tjerë me mbështetje për lapsin Stylus. Këto dy tablet janë modelet Pro Tabet 10 EE dhe Pro Slate 10 EE, të cilët përmbajnë platfomat Windows 8 dhe Android respektivisht. Secili prej tyre fuqizohet nga një proçesor Intel Atom 1.33 Ghz, 1 GB RAM dhe karakterizohen nga ekrane 10.1 inç me rezolucion 1280 x 800. Tableti Android do të kushtojë 279 dollar ndërsa modeli me platformën Windows 8 do të kushtojë 299 dollar.

Produkti i fundit prezantuar nga kompania ëshë një hibrid i konvertueshëm laptop-tablet quajtur HP Elite X2 1011. Kjo paisje karakterizohet nga një ekran 11.6 inç dhe ofron opsione për të përzgjedhur mes disa proçesorëve të modeleve Core M. Bazuar në preferencat tuaja mund të përzgjidhni edhe karakteristikat e paisjes që fillojnë nga 4GB RAM, 128 GB hapësirë të dhënash dhe rezolucion nga 1366 x 768 deri në 1920 x 1080p. Paisja do të kushtojë 899 dollar. (PCWorld Albanian)

Tags >

HP
Lajmet e fundit>