Lajmet

HP ofron shërbimin Fortify për kontrollin e sigurisë së aplikacioneve

Mar 28 2013
0 Shpërndarje
HP ofron shërbimin Fortify për kontrollin e sigurisë së aplikacioneve

HPHP ka aktivizuar një shërbim të dobishëm pa pagesë për zhvilluesit e aplikacioneve të quajtur “Fortify My App”.

Ky shërbim mundëson ngarkimin e kodit të një programi të caktuar dhe i paraqet një analizë të limituar përdoruesit lidhur me shkallën e ekspozimit të këtij programi ndaj sulmeve ose identifikon gabimet përsa i përket dizajnimit që ndikojnë direkt në sigurinë e aplikacionit.

Shërbimi pa pagesë është ofrohet në versionin beta dhe ideja kryesore është që çdokush mund të drejtohet tek faqja zyrtare e Fortify dhe mund të sigurojë një raport brenda 24 orëve për aplikacionin ueb client/server ose për aplikacionet mobile qoftë për iPhone, Google, Android, Windows Phone ose Blackberry.

Shërbimi fokusohet vetëm në një numër të limituar dobësish në mënyrë që klientët potencialë të nxiten për t’u drejtuar tek “Fortify On Demand” që është me pagesë. fortifymyapp

Në këtë rast kodi analizohet plotësisht.

Sipas Armistad, menaxher i përgjithshëm për sigurinë e produkteve të organizatave, mangësitë kryesore që vihen re në aplikacionet mobile kanë të bëjnë me ruajtjen e informacioneve sensitive në memorie ose kalimi i tyre si tekst.

Një problem tjetër qëndron në pasigurinë e informacionit pasi disa të dhëna ekspozohen aty ku nuk duhet.

Ky link ju drejton tek shërbimi “Fortify My App”. (PCWorld Albanian)

Tags >

HP
Lajmet e fundit>