Biznes

HP padit ish drejtorin e përgjithshëm Mark Hurd

Sep 8 2010
0 Shpërndarje
HP padit ish drejtorin e përgjithshëm Mark Hurd

Zyrtarët e kompanisë HP kanë deklaruar se Mark Hurd ka nënshkruar marrëveshje të cilat ishin projektuar për të mbrojtur sekrete tregtare të Kompanisë HP dhe informacionet konfidenciale të tyre, dhe HP ka vendosur tani për të zbatuar këto marrëveshje.

Në pozitën e tij të re, Hurd do të jetë në një situatë në të cilën ai nuk mund të kryejë detyrat e tij për Oracle pa i përdorur dhe zbuluar sekretet dhe informacionet konfidenciale të kompanisë HP me të tjerët.

Se si do të rezultojë kjo në vazhdim do të jetë shumë interesante dhe duke pasur parasysh paditjet dhe shkuarjet në gjykata mund të ndodhë që Mark Hurd të mos jetë në gjendje  të punojë më për kompaninë Oracle.

Lajmet e fundit>