Harduer

HP pajis laptopët e Pavilion me Përditësimin e Krijuesve të Windows 10-ës

Apr 13 2017
0 Shpërndarje
HP rifreskoi laptopët Pavilioon dhe X360 2n1 me procesorë të rinj e madje do të ofrojë një kartë grafike diskrete. Përdoruesit do të kenë opsion si AMD Radeon dhe Nvidia 940MX. HP pajis laptopët e Pavilion me Përditësimin e Krijuesve të Windows 10-ës Photo Source: HP

Vetëm dy ditë pasi Microsoft dërgoi Përditësimin e Krijuesve të Windows 10-ës, HP njoftoi se dy kompjutera të kompanisë do të vinë me sistemin “e ri” operativ.

HP rifreskoi laptopët Pavilioon dhe X360 2n1 me procesorë të rinj e madje do të ofrojë një kartë grafike diskrete. Përdoruesit do të kenë opsion si AMD Radeon dhe Nvidia 940MX.

Pavilion x360 është një laptop por mund të përdoret edhe si tablet pasi të palosni ekranin. Për filelstarët çmimet variojnë nga 399 dollar për modelin 11.6 inç cili ka ekran 720p dhe procesor Pentium N4200, por mund të shtohen edhe procesorë Core i3 dhe Core i5.

Modeli me Core i3 me ekran 14 inç fillon nga 499 dollar ndërsa me Core i5 dhe ekran 15.6 inç nga 699 dollar.

Karta grafike Nvidia GeForce 940MX do të jetë e disponueshme vetëm për modelin 14 inç ndërsa AMD Radeon 530 për modelin 15.6 inç. Pavilion X360 ofron deri në 12 orë jetëgjatësi bateri dhe përmban deri në 16GB RAM dhe 1Terabajt memorje të brendshme.

Laptopët konvencionalë 14 inç dhe 15.6 inç do të kenë opsione grafike si AMD Radeon dhe Nvidia GeForce 940MX.

Sakaq modeli 17.3 inç mund të përdoret vetëm em procesorë AMD A10 dhe A12. Laptopët e rinjë janë 12% më të hollë. Ato mbështetin deri në 16GB memorje DDR4 rAM dhe porta USB-C dhe HDMI. /PCWorld Albanian

Tags >

HP
Lajmet e fundit>