Harduer

HP paraqet konceptin e quajtur “Muri i prekjes”

Jan 19 2010
0 Shpërndarje
HP paraqet konceptin e quajtur “Muri i prekjes”

Së fundi HP demonstroi një dizajn të ri, që është emërtuar “Wall of Touch” (Muri i prekjes), që është ndërtuar përmes nëntë ekraneve LCD 43 deri në 46 inç, të trasha 1.5 inç dhe me rezolucion 1080p. Si i tillë koncepti sillet vërtetë si një kompjuter i madh me aftësi për ndjeshmëri në prekje.

Muri i prekjes fuqizohet nga një stacion punues Z800, përmban një ndërfaqe standarde të prekjes si dhe ndërfaqe të kuptimit të gjesteve. Gjestet kapen nga kamerat optike dhe nga një shirit magnetik që detekton kur një përdorues afrohet dhe kur ai lëviz duart.

Muri i prekjes thjeshtë është një TV vërtetë i madh. HP thekson se sistemi mund të ketë qasje në kabllor dhe satelit, si dhe mund të shkarkojë dhe të transmetojë media material nga uebi. Ai gjithashtu mund të shfrytëzohet për tu kyçur në ueb faqe të rrjeteve sociale si dhe ka aftësi për të lëshuar DVD dhe DVR.

HP planifikon që ta bëjë “Murin e Prekjes” një produkt të vërtetë. Sipas HP-së ky produkt do të paraqitet në treg në vitin 2011 ndërsa çmimi, në varësi të opsioneve, do të mund të arrijë deri në më shumë se 100.000 dollarë.

Lajmet e fundit>