Harduer

HP paraqet laptopat e rinj për biznes Compaq 515 dhe 610

Aug 4 2009
0 Shpërndarje
HP paraqet laptopat e rinj për biznes Compaq 515 dhe 610

515 është një model 14.1 inç me procesor AMD Athlon X2 apo Turion X2, grafikë të integruar Ati Radeon HD 3200, deri në 3GB RAM DDR2 dhe një hard disk me kapacitet prej 250 GB.

Compaq 610 me ekran 15.6 inç përmban një zgjidhje procesori mes Intel Core 2 Duo apo Celeron Dual-Core, pastaj grafikë të integruar Intel GMA X3100, deri në 3GB RAM DDR2 dhe gjithashtu një hard disk me kapacitet prej 250 GB.

Që të dy lapotpat përmbajnë DVD RW, ekran LED backlight, WiFi dhe Ethernet Lan, tri porte USB, ExpressCard dhe porte të sigurta për kartela digjitale, plus një dalje VGA.

Çmimi fillestar për 515 është 429 dollarë, gjersa 610 kërkon 449 dollarë për konfigurimin bazë.

Lajmet e fundit>