Harduer

HP Pavilion 27 është ndër kompjuterat e parë me memorjen Intel Optane

Jul 26 2017
0 Shpërndarje
Prezantuar të Marten, HP nuk tha detajet e plota të kostos, por nisur nga implementimi i memorjes Optane, ky kompjuter ka për tja vlejtur çdo qindarkë. HP Pavilion 27 është ndër kompjuterat e parë me memorjen Intel Optane Photo Source: HP

HP Pavilion All-in-One 27 vjen me 16GB memorje Intel Optane duke u bërë ndër kompjuterat e parë me këtë teknologji.

Prezantuar të Marten, HP nuk tha detajet e plota të kostos, por nisur nga implementimi i memorjes Optane, ky kompjuter ka për tja vlejtur çdo qindarkë.

Pavilion All-in-One 27 është prej atyre kompjterave që shfrytëzojnë maksimalisht këtë teknologji. Edhe pse ka një hardisk prej 1 Terabajt me 7,200 rpm, memorja Optane e bën të dikur sikur të ishte një SSD.

Specifikat e tjera të kompjuterit janë:

  • Procesori: Gjenerata e 7-të Intel Kaby Lake Core i7-7700T
  • RAM: 12GB DDR4-2400 SDRAM
  • Memorja: 1 Terabajt 7,200 rpm SATA me Intel Optane
  • Ekrani: 27 inç diagonal me 10 pika prekje dhe rezolucion 1920x1080p

Pavilion All-in-One 27 ka një kamër frontale HD dhe bokse me mbulesë prej pëlhure ngjitur me ekranin.

Ky kompjuter është vetëm njëri prej tre AiO që prezantoi HP me ekran 24 inç por që nuk kanë memorje Optane. Për këtë kushtojnë shumë pak me çmime fillestare prej 750 dollarësh. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>