Harduer

HP planifikon të nxjerrë në shitje dy tabletë hibrid gjatë verës

May 16 2013
0 Shpërndarje
HP planifikon të nxjerrë në shitje dy tabletë hibrid gjatë verës

Tabletët hibrid me tastierë po zënë vendin e shumë laptopëve, por dizajni i tyre të paktën deri tani është dëmtuar nga niveli i ulët i fuqisë së CPU. HP aktualisht ka një pajisje hibride në tregun e konsumatorëve, Envy x2.

Kompania shpreson të arrijë pritshmërinë me prezantimin e dy modeleve të reja. Split x2 do të ofrojë një eksperiencë të ngjashme me kompjuterët me një CPU Intel Core i3 të gjeneratës së tretë bashkë me sistemin e plotë të Windows 8.

Ekrani është 13.3 inç HD me prekje me një kamera të integruar 2 megapixel HP True Vision Full HD. Edhe një memorie prej 64 GB.

Pjesa e tastierës përmban një bateri rezervë dhe mund të mbajë një Hard Druve 500 GB. Split x2 do të jetë në shitje duke filluar që nga gushti me një çmim prej 800 $.

Modeli i dytë SlateBook x2 do të jetë hibridi pasues i tabletit të HP Slate Android. SlateBook x2 ka një ekran me prekje HD 10.1 inç dhe punon me sistemin operativ të Android Jelly Bean 4.2.2 me një procesor mobil Tegra 4 të Nvidia.

Tableti përfshin një memorie 64MB. Edhe ky model do të jetë në shitje duke filluar që nga gushti me një çmim prej 480 $.

Tabletët hibride nuk duhet të jenë pajisje si laptopi, por më të lehtë, por ato duhet të evoluojnë drejt pajisjeve që balancojnë shkathtësinë me aftësi kompjuterike më të mira. Duke u bazuar vetëm në specifikat e dy modeleve, sikur premtojnë një ndryshim. (PCWorld Albanian)

hp tablet

Lajmet e fundit>