Analiza

HP planifikon të pushojë 34 mijë persona nga puna

Dec 31 2013
0 Shpërndarje
HP planifikon të pushojë 34 mijë persona nga puna

HP_Spectre_13_Ultrabook_35827864_03_610x436Prodhuesi më i madh kompjuterik në botë zbuloi në një dorëzim tek Komisioni për Shkëmbim dhe Siguri që pret të pushojë nga puna 5,000 vende të punës, që paraqet një rritje të numrit të personave që largohen nga puna, duke iu shtuar shifrës prej 29 mijë sa kishte planifikuar fillimisht të eliminonte kjo kompani.

Kompania fillimisht lajmëroi për planet për të ndërprerë 27 mijë pozicione në maj të vitit 2012, duke e rritur atë shifër në shtator të vitit 2012.

“Për shkak të tregut të vazhduar dhe presioneve biznesore, më 31 tetor 2013, HP pret të eliminojë 15% të atyre 29 mijë pozitave, ose një total prej afërsisht 34 mijë pozita dhe për të regjistruar një 15% shtesë të 3.6 miliardë dollarë në shpenzimet totale, ose përafërsisht 4.1 miliardë dollarë në tarifat totale,” tha kompania në raportin e vet vjetor.

“HP pret të regjistrojë këto tarifa përgjatë fundit të vitit fiskal 2014 të HP-së si njohje e llogarisë.”

HP, që për momentin punëson rreth 331,800 persona në mbarë botën, pret që pushimet nga puna të përfundojnë në tetor të vitit 2014.

Pushimet nga puna tashmë janë bërë pjesë e planit që dukej të ndihmonin përpjekjet e kompanisë për të bërë kthesë.

Në tetor, kompania raportoi një përfitim në tremujorin e katërt prej 1.4 miliardë dollarë, ose 73 për qind për aksion, me përfitime prej 29.1 miliardë dollarë, që paraqet një ulje prej 3 për qind nga tremujori i njëjtë në vitin 2012. (PCWorld Albanian)

Tags >

HP
Lajmet e fundit>