Harduer

HP prezanton ekrane të lakuar, 4K dhe 5K në CES 2015

Jan 5 2015
0 Shpërndarje
HP prezanton ekrane të lakuar, 4K dhe 5K në CES 2015

HP_Ekranet me rezolucion të lartë po përhapen kudo me ritme të shpejta dhe HP është bërë pjesë e kësaj loje duke sjellë në treg një seri ekranesh të rinj për tu dhënë konsumatorëve më shumë mundësi zgjedhjeje. Kjo kompani e ka zgjeruar linjën e saj me dy modele të rinj 4K dhe me modelin e saj të parë 5K. Ajo ka prezantuar gjithashtu një ekran të lakuar, por që nuk e arrin rezolucionin 4K. Këto produkte nga HP do të shiten me një çmim rreth 1,000$.

Dy modelet 4K që HP prezantoi janë pothuajse identikë kur bëhet fjalë për përmasat e tyre. Z24s dhe Z27s janë respektivisht 23.8 dhe 27 inç 16:9 dhe rezolucion 4K. Modeli më i vogël ka një densitet pikselash 185ppi, ndërsa i madhi 163ppi. Çdo model përfshin 4 porta USB 3.0 dhe HDMI, MiniDisplay etj. Versioni Z24s do të jetë i disponueshëm në muajin prill për 549$ ndërsa ai Z27s këtë muaj me çmim 749$.

Përsa i përket versionit 5K, HP e ka përdorur si një mënyrë për tu treguar konsumatorëve se si do të jetë një ekran me rezolucion të lartë. Ai është i njëjtë me përmasa me Z27p dhe ka një densitet pikselash 218ppi. Ky version do të hidhet në treg në muajin maj me një çmim prej 1.299$. Kur vjen puna tek ekranet e lakuar duhet të pranojmë se kjo nuk është një gjë e re për kompaninë HP por Envy 34c është ndër të parët e kësaj kategorie. Bëhet fjalë për një ekran 34 inç me rezolucion 1440 21:9. HP tha se e ka dizenjuar këtë ekran në mënyrë të tillë për të reduktuar mundësinë e reflektimit në të. Envy 34c do të jetë i disponueshëm që nga muaji prill për 999$. Kompania gjithashtu ka ndërtuar një version të vogël të këtij ekrani 27 inç i cili do të shitet për 399$. (PCWorld Albanian)

Tags >

HP
Lajmet e fundit>