Harduer

HP prezanton tabletin me Android, 169 $

Feb 25 2013
0 Shpërndarje
HP prezanton tabletin me Android, 169 $

Hewlett-Packard (HP) po rihyn në tregun e tabletëve me Slate 7, një pajisje me Android, e cila ka ekran 7 inç dhe çmimi fillestar do të jetë 169 $.

Slate 7 ka sistem Android 4.1, i njohur ndryshe edhe Jelly Bean si dhe procesor të bazuar në ARM Cortex-A9. Fillimisht do të fillojë shitjet në SHBA nga muaji prill. Deri tani, HP nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër mbi shitjet në shtetet e tjera të botës.

Ky është tableti i parë i HP që funksionon me sistemin operativ të Google, Android. HP doli nga tregu i tabletëve në vitin 2011, kur ndërpreu edhe prodhimin e WebOS-based TouchPad.

Deri tani HP ofronte tabletë dhe pajisje hibride me Windows 8, përfshi ElitePad 900, të cilat janë kryesisht të fokusuara për përdoruesit e biznesit. Thashethemet mbi prodhimin e një tableti me Android kishin filluar në fakt që në fillim të këtij muaji. Nga ana tjetër, HP ka adaptuar edhe sistemin operativ Google Chromebook për disa laptopë me çmime të ulta.

Çmimi prej 169 $ është vërtet konkurrues. Është më i ulët se Samsung Galaxy Tab 2 7.0, i cili ka gjithashtu procesor dual-core Cortex-A9 dhe kushton rreth 199 $ në Amazon. Slate 7 peshon 368 gram dhe ofron akses të shpejtë në shërbimet e Google. Karakteristika të tjera përfshijnë kamerën e pasme 3 megapixel si dhe një kamer frontale VGA.

Tableti ka 8 GB hapësirë të lirë, e cila mund të zgjerohet përmes kartës SD. Rezolucioni është 1024×600 pixel. (PCWorld Albanian)

Slate 7 HP

Tags >

HP
Lajmet e fundit>