Harduer

HP prezanton workstation Z8 me dy procesorë Xeon Platinium

Sep 19 2017
0 Shpërndarje
Procesorët e radhës 8180M do të kenë të njëjtën numër bërthamash po dyfshin e memorje prej 3 Terabajt RAM. HP prezanton workstation Z8 me dy procesorë Xeon Platinium

Për ata që kërkojnë më shumë fuqi kompjuterike, kompjuteri më i ri i punës HP Z8 mund të jetë përgjigja.

Ai ka në përbërje një çift procesorësh Intel Skylake-SP, konkretisht dy Xeon Platinium 8180 me 28 bërthama dhe 56 threads si dhe 38.5 MB depo për secilin.

Procesorët kanë frekuenca 2.5 Ghz deri në 3.8 Ghz dhe mbështetje për 1.5 Terabajt RAM.

Procesorët e radhës 8180M do të kenë të njëjtën numër bërthamash po dyfishin e memorjes prej 3 Terabajt RAM.

Këto procesorë dhe memorja RAM mund të kombinohen me tre grafika Nvdiai Quadro P6000 ose AMD Radeon Pro WX9100. Sistem kanë hapësirë për katër disqe memorjeje dhe 9 pika PCIe.

Memorja varion nga 4TB SSD deri në 48TB HDD. Portat e internetit kanë kapacitete 10Gbps ndërsa kompjuterin përfshin 802.11 a/b/g/n/ac Wi-Fi dhe Bluetooth 4.2.

I gjithë ky harduer mund të plotësohet vetëm nga një ushqyes 1.7 kilovat. Çmimet variojnë nga 2,439 dollar për modelin më të lirë deri në 50,000 dollar për modelin më të shtrenjtë. /PCWorld Albanian

Tags >

HPHP Z8
Lajmet e fundit>