Biznes

HP raportoi të ardhura mbi pritshmëritë e analistëve

Aug 24 2017
0 Shpërndarje
Të ardhurat totale ishin 13.1 miliard dollar, 10% më shumë sesa një vit më parë duke thyer pritshmëritë e analistëve për 12.31 miliard dollar. HP raportoi të ardhura mbi pritshmëritë e analistëve

HP, një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të harduerëve dhe kompjuterave, raportoi fitime më të larta sesa ishin parashikuar falë shitjeve premtuese të kompjuterave personalë.

Të ardhurat nga laptopët, desktopët dhe workstation u rritën me 12% në 8.4 miliard dollar në tre mujorin i cili u mbyll më 31 Korrik. Shitjet e laptopëve u rritën me 16.4% duke lënë pas desktopët.

HP i cili bleu nga Samsung biznesin e printerave në Shtator të vitit të kaluar tha ditën e Mërkure se të ardhurat nga printerët ishin rritur me 6.2% në 4.7 miliard dollar. (http://bit.ly/2vrgiFY)

Të ardhurat totale ishin 13.1 miliard dollar, 10% më shumë sesa një vit më parë duke thyer pritshmëritë e analistëve për 12.31 miliard dollar.

Gjatë këtij tre mujori kompania fitoi 43 cent për aksion ndërsa analistët kishin parashikuar vetëm 42 cent. Aksionet e HP të cilat kanë qenë në rritje që nga fillimi i vitit sot vlerësohen 27% më shumë sesa tetë muaj më parë. /PCWorld Albanian

Tags >

HP
Lajmet e fundit>