Harduer

HP shfaq tetë ekrane të reja

Sep 14 2011
0 Shpërndarje
HP shfaq tetë ekrane të reja

Për të vërtetuar se ende i ka aftësitë e të qenit lider i tregut, kompania sot ka shpalosur tetë monitor të rinj (nëntë nëse merret parasysh modeli i rifreskuar HP rP5800 Retail System). Treshja e modeleve të reja digjitale, duke përfshirë ekranin 47 inç multitouch LLD4720tm, sigurisht që nuk janë shumë interesant për masën, por katër ekranet e reja ZR Series Performance Display’s dhe modeli më i lirë LE2202X Esential, janë sigurisht produkte që ia vlen të vëzhgohen.

Modeli LE është i ndriçuar me LED, ka rezolucion 1,920 x 1,080 piksela dhe ka madhësi 21.5 inç, si dhe kohë reagimi 5 milisekonda. Linja ZR përmban ekrane IPS, që shkojnë prej madhësisë 27 inç, me një rezolucion prej 1,600 x 900 deri në 2,560 x 1,440 për modelin ZR2740W. 2740 veçohet edhe me mundësinë për të shfaqur mbi një miliard ngjyra, kurse tre modelet tjera arrijnë në vetëm 16.7 milion. ZR20402, ZR2240w dhe ZR2740w tani janë në ofertë në treg për çmimet 189 dollarë, 289 dollarë dhe 729 dollarë. ZR2240w pritet të paraqitet në tetor për një çmim prej 425 dollarë. 

LE2202x pritet të debutojë në fund të shtatorit për një çmim prej 179 dollarë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>