Harduer

HP shpalos dy celularë të rinj me WebOS 2.1

Feb 9 2011
0 Shpërndarje
HP shpalos dy celularë të rinj me WebOS 2.1

Veer është etiketuar si smartphone më i vogël në treg dhe si i tillë  ka një madhësi sa të një kartele bankare. Në anën tjetër ai para konsumatorit paraqet një tastierë rrëshqitëse që del pas një ekrani me madhësi 2.6 inç dhe që ka rezolucion prej 320 x 400 pikselash. Por në anën tjetër ai vazhdon të ketë një procesor të fuqishëm prej 800Mhz që ka shpejtësi të mjaftueshme për të përballuar Flash dhe gjithashtu ka edhe përkrahje për HSPA+3G për shkarkime të shpejta në rrjete të mëdha.

Pre3 në anën tjetër është një përditësim i Pre2 që u paraqit para disa muajve dhe si i tillë sjellë një ekran shumë më të mprehtë me madhësi 3.6 inç, që sjellë rezolucion prej 480×800 piksela dhe që gjithashtu ka një kamerë të përparme për video chat. Një procesor me kapacitet prej 1.4GHz sjellë një rritje tjetër të performancës në kuadër të celularëve të mençur që ofrohen në treg, dhe gjithashtu ka edhe përkrahje për HSPA+. HP gjithashtu ka përmirësuar edhe problemet me dizajn dhe ka rregulluar tastierën e re që përshtatet edhe për gishtërinj më të mëdhenj të konsumatorëve.

Veer do të duhej të paraqitet në treg gjatë pranverës dhe pas tij do të duhej të paraqitet në verë Pre3. Ndërsa vlen të theksohet se që të dy do të fuqizohen nga WebOS 2.1. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>