Harduer

HP shpalos EliteBook 8740w

Mar 25 2010
0 Shpërndarje
HP shpalos EliteBook 8740w

HP EliteBook 8740w veçohet me një ekran 17 inç LED bacilit që sjellë rezolucion të plotë HD, me 1920 x 1080 piksela.

Fuqia përpunuese ofrohet qoftë përmes një procesori Intel Core i5 ose Intel Core i7, ku më i fuqishmi që mund të zgjidhet është Core i7 1.73 GHz 820QM.

Grafika ofrohet nga një 1GB Nvidia Quadro ose nga ATI FirePro. HP EliteBook 8740w është dizajnuar që të shfrytëzohet nga dizajnerët grafik dhe të CAD-it.

Specifika tjera përfshijnë mundësi për të shtuar deri në 16GB RAM, lloje të ndryshme të hard disqeve me rrotullime që shkojnë deri në 7200 RPM, dy porte USB 3.0, një web kamerë 2 megapikselëshe, eSATA, VGA, RJ45, Firewire, etj.

Çmimi fillestar është 1.999 dollarë, ndërsa sipas përzgjedhjes tuaj të pjesëve të laptopit, ky çmim mund të shkoj deri në 4.000 dollarë. Ky laptop ofrohet drejtpërsëdrejti nga HP.

Lajmet e fundit>